Sesioni i ri parlamentar po dominohet jo vetëm nga debati tradicional mazhroancë-opozitë, por edhe ai brenda llojit. Socialisti Erion Braçe nuk ia kurseu kritikat qeverisë për procesin e fiskalizimit.

Mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancë e vuri në dukje Lulzim Basha, për të cilin kishte një lumë akuzash.

“Ku është? Shkon e vjen me charter luksoz, drejtësia të hetoje kokën e masakrës zgjedhore, kokën e qeverisë”, tha Basha.

“Kryetari me vulë të përgjigjet për legjitimin brenda partisë së tij“, tha Spiropali.

Pas katër muajsh mungesë Sali Berisha u rikthye në Kuvend për të sulmuar jo vetëm Edi Ramën por edhe Lulzim Bashën.

“Të ngrihet Komision Hetimor parlamentar për larje parash për krerët e meduzës Basha dhe Rama”, tha Berisha.

“Habitem qe akuzat e mia për pastrim parash për lululin i ka marrë Berisha, t’i çojë në prokurori”, tha Balla.

Foltorja e Kuvendit nuk bëri bashkë Berishën dhe Bashën të cilën u shkëmbyen jashtë oborrit të Parlamentit.

Top Channel