Politikania amerikane dënon hakerat perversë që i vodhën fotot nudo të operacionit (fotot)

27/01/2022 17:02

Një politikane në SHBA ka folur së fundmi për tmerrin e humbjes së fotove intime nga celulari i saj, të cilat tashmë po shiten në internet.

Senatorja e shtetit amerikan të Florida, Lauren Book, ka pranuar më parë se është përdhunuar nga dadoja e saj kur ishte fëmijë, por gjatë hetimeve të kohëve të fundit ka zbuluar se fotot e saj të abuzimit po “tregtohen” në rrjetet e errëta të internetit prej vitit 2020.

Në një takim me banorë vendas ajo tha kësaj jave: “Kurrë në një milionë vjet nuk do të kisha menduar se do të bëhesha përsëri viktimë e abuzimit, dhe nuk jam e vetmja”.

“Është tashmë koha që të sjellim shpresën te viktimat, ndërsa përgjegjësve t’u japin arsye për t’u menduar dy herë para se ta bëjnë, jo për mua por për qindra e mijëra banorë të tjerë të Florida që bien viktimë e këtyre akteve djallëzore e dehumanizuese”.

Në vitin 2002, dado e Book pranoi pesë akuza abuzimi seksual me të dhe u dënua me 10 vjet burg, që më vonë u shtuan në 25.

Gruaja i ka shfrytëzuar eksperiencat e saj për të ngritur bamorësinë ‘Lauren’s Kids’, e cila mbron viktimat e abuzimit të fëmijëve.

Ajo ka shpjeguar më tej për mediat: “Imazhet e mia janë shitur, blerë e tregtuar, pa miratimin tim, dhe kjo ndodh çdo ditë në SHBA me gra e fëmijë të pambrojtur”.

“Kam dëgjuar njerëz që tallen me abuzimin e pësuar, dhe kjo është shumë mizore për dikë që është viktimë e trafikimit kibernetik”.

Gruaja shton se nëntor kaloi një operacion kundër kancerit të lumpektomisë.

Ndërsa mes imazheve të vjedhura e të tregtuara ishin dhe pamjet teknike të detajuara te post-operacionit të vështirë.

Book thotë se “nuk e ka idenë sesi” i janë vjedhur imazhet, por tashmë po sponsorizon një ligj të ri kundër pornografisë së hakmarrjes në Florida, pas eksperiencave të saj.

Në fillim të muajit gazetarja britanike Alex Phillips foli për atë që quante “kulturë koleksionisti” në lidhje me grumbullimin dhe tregtimin ilegal të fotove intime të grave, të cilat nuk dinë si të mbrojen prej kesaj.

Ajo shkruante: “E ashtuquajtura kulturë koleksionisti është bërë forma më e zakonshme e abuzimit, ku autorët – shpeshherë burra të zakonshëm në grupe Whatsapp, lidhen e komunikojnë për imazhet intime të grave dhe shkëmbejnë shaka të këqija mes çunash”.

Gratë e përfshirë në këtë nuk kanë mbështetje nga ligji.

“Kjo është një tjetër simptomë e shoqërisë së super-seksualizuar të teknologjisë, ku degradimi dhe përdorimi i grave si komoditet normalizohet dhe ata në pushtet nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar”, shtoi Phillips.

FOTO GALERI
1/3
Një politikane në SHBA ka folur së fundmi për tmerrin e humbjes së fotove intime nga celulari i saj, të cilat tashmë po shiten në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA