PD: Berisha dhe Rama janë bashkë, prandaj Noka komandon kryetaren e Kuvendit

27/01/2022 18:20

Partia Demokratike ka reaguar pas daljes së bisedave në Whatsapp të Flamur Nokës me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja gjatë seancës së sotme plenare.

Noka i kërkoi Nikollës që t’i jepte fjalën Berishës për procedurë, për të cilën PD thotë se e komandon kryetaren e Kuvendit pasi ish lideri i PD dhe kryeministri Edi Rama janë bashkë.

“Kur merresh vetëm me gënjeshtra dhe del e vërteta, ajo të dhemb edhe më shumë. Si ka mundësi që Flamur Noka i jep urdhra Linditës dhe Lindita bën siç do Flamuri dhe ia jep flalën Berishës?! Kjo ndodh vetëm kur ata janë bashkë dhe kanë një qëllim, që një deputet urdhëron kryetaren e Kuvendit kujt ti japë fjalën dhe kujt jo.

Kushdo me sy në ballë e mend në kokë e kupton tashmë se në Shqipëri ka vetëm një opozitë, dhe ajo është PD. Rama dhe Berisha janë njësoj. Zgjidh Ramën dhe merr edhe Berishën. Zgjidh Berishën dhe merr Ramën”, thuhet në reagimin e PD.

Top Channel