Ndryshimet e klimës kërcënojnë të ardhmen e kafesë, cashew-ve dhe avokados.
Rajonet më të përshtatshme për rritjen e tyre mund të pësojnë ndryshime rrënjësore me ngrohjen e planetit për shkak të krizës klimatike. Shkencëtarët e Universitetit të Zyrihut në Zvicër, thonë se hulumtimet kanë treguar që kushtet për rritjen e kafesë arabike, lloji dominues i kafesë në treg, në shumicën e rajoneve që e prodhojnë atë, nuk janë më ato të dikurshmet.
Studimi i ri mund të jetë i një rëndësie kyçe për disa ekonomi dhe për mjetet e tyre të jetesës, pasi mund të nevojiten shumë vite kultivimi të këtyre kulturave për të arritur një rendiment të qëndrueshëm. Kështu që një pemë avokadoje të japë fryte, duhen të paktën tetë vjet, ndërsa në një klimë më të ftohtë, nevojiten 20 vjet.
Për të ekzaminuar se si klima dhe kushtet e rritjes për këto kultura mund të ndryshojnë gjatë 30 viteve të ardhshme, studiuesit kombinuan parashikimet klimatike me faktorët që ndikojnë mbi tokën për të modeluar dhe parashikuar në mënyrë sa më të saktë se sa të përshtatshme do të jenë rajone të ndryshme në mbarë botën për rritjen e kafesë apo avokados deri në vitin 2050.
Kafeja rezulton ajo më e ndjeshmja, me një rënie shqetësuese të përshtatshmërisë në të gjitha rajonet kryesore prodhuese të saj, duke përfshirë Brazilin, Vietnamin, Indonezinë dhe Kolumbinë.
Top Channel