Një partner abuzues ka marrë me forcë të dashurën e tij duke e futur në furgonin e tij, nga ku me pas ajo ra në rrugë teksa mjeti ishte në lëvizje, duke u plagosur rëndë.
19 vjeçarja Angel Lynn pësoi plagë të rënda në kokë dhe doktorët thonë se nuk do të rekuperohet kurrë plotësisht nga incidenti i tmerrshëm i shtatorit 2020.
Ajo u gjet me plagë të rënda në autostradën A6 pranë Loughborough dhe ende nuk mund të komunikojë prej frakturës në kokë.
20 vjeçari Chay Bowskill, është shpallur fajtor për pengmarrje së bashku me mikun e tij Rocco Sansome, pas gjyqit në gjykatën e Leicester.
Gjykatësve në sallë iu treguan pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë ku Bowskill ndiqte të renë që largohej, pas një debati mes të dyve.
Ai shihet që e kap atë nga prapa me të dyja krahët dhe e mban deri sa e lëshon në furgonin e tij.
Nuk është e qartë sesi Angel ra më pas nga automjeti që ecte më shpejtësi rreth 100 km/orë, madje as sesi Bowskill i ka shpëtuar akuzave për lëndime të rënda trupore.
Ajo ishte zbuluar nga kalimtarë që thirrën shërbimet e emergjencës, dhe u dërgua në spitalin ku për fat të keq gjendet edhe sot.
Në një dekalratë, babai i Angel, Paddy, tha: “Jetët tona kanë ndryshuar përgjithmonë. Angel ishte një vajzë plot jetë dhe kishte një të ardhme të bukur përpara, që tani është marrë prej saj.”
“Plagët katastrofike që Angel pësoi kanë bërë që ajo të mos jetë më e njëjta për famijen. Çdo ditë për të është një betejë, edhe pse ajo ka një familje të madhe e shumë miq”.
Bowskill është shpallur fajtor vetëm për krimet sjellje imponuese e kontrolluese, dhe ndryshim të kursit të drejtësisë.
Ai u burgos dje për shtatë vjet e gjysmë, ndërsa miku i tij Sansome, nga Leicestershire u dënua me 21 muaj burg.
Top Channel