“Ku është Rama?”/ Basha: Kryeministri lëviz me ‘charter’ personal, varfëria në Shqipëria ka prekur ekstremin

27/01/2022 11:17

Kryedemokrati Lulzim Basha, në fjalën e tij kuvend, kërkoi transparencë nga qeveria, që sipas tij është më e korruptuara në Europë.

“Ku është Rama sot”, tha Basha ndërkohë që kryeministri nuk është i pranishëm në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Rama shkon e vjen me ‘charter’ luksoz, vetëm karburanti kushton 120 euro minimuni…  Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte me bileta ekonomi, tani shkon në Paris, Mynih me një charter luksoz që vetëm karburant që i kushton 120 mijë euro minimumi dhe vetëm kur vjen puna për tu përballur nuk e dimë ku është. Në cilin vend të botës, në vitin 2022, mungon transparenca minimale, kur varfëria është në ekstrem?! Në cilin vend kryeministri lëviz në kryeqytetet e Europës, kur qeveria këtu prish shtëpitë, siç ndodhi me ‘5 Majin?!

Si ka mundësi që këtu ndodhet vetëm 1/3 e kabinetit. Qeveria e masakrës zgjedhore të 25 prillit, është qeveria më e korruptuar e Europës dhe këtë e konfirmon Transparency International. Këto janë të vërteta të pamohueshme, nuk janë thjesht fjalët e kryetarit të opozitës”, u shpreh Basha.

Top Channel