Kryeministri Rama për Berishën e Bashën: Janë në rrugë të madhe, njëri në shkretëtirë, tjetri në asfalt

27/01/2022 22:55

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar në “Open” paralajmërimin që ka bërë para disa vitesh për situatën në Partinë Demokratike dhe betejën Berisha-Basha.

Rama thotë se ata janë në rrugë të madhe dhe nuk kanë të ardhme si lider të opozitës shqiptare.

Rama: Ju nuk keni besuar shumë gjëra, nxirreni atë insertin që në 2018 ja kam thënë në parlament ty do të rrahin dhe ti këta që sheh këtu do të gjëmojnë rrugëve.

Tani mbetet për tu parë fundi. Por që në rrugë të madhe janë të dy, janë të dy.  Njëri është në shkretëtirë, tjetri është në asfalt, por janë në rrugë të madhe të dy palët. Nuk kanë të ardhme njëri as tjetri në atë pozicion, si lider të opozitës shqiptare.

Nëse pas largimit do të kishte 5004 karrige me 5000 e ca njerëz do ishte ndryshe, por 1000 e ca karrige me 5000 e ca njerëz është ndryshe. Nuk janë kufoma për të njëjtën arsye. Njërin e ka vrarë në lule të ballit Amerika.

Nuk mbeti jashtë vëmendjes as Presidenti Ilir Meta, për të cilin Rama tha: “Kemi një president anormal. Kemi presidentin më anormal. Ky është anormaliteti vetë dhe na duhet një njeri normal, një president normal.”

Top Channel