Një botim i kohëve të fundit i Grupit Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), i titulluar “Gjeopolitikisht i parëndësishëm në “oborrin e brendshëm” të BE-së”?, dilte në përfundimin se vendet joperëndimore kanë fituar terren në rajon, ndërsa ndikimi i bllokut europian vazhdon të tkurret, dhe fuqia e “butë” e tij po avullon.

Pavarësisht se BE-ja ka përkushtuar burime të pakrahasueshme për Ballkanin Perëndimor, ndikimi i saj nuk vlerësohet shumë”, thuhet në raport.

Aty theksohet se influenca e Brukselit ndihet vetëm në Malin e Zi. Rajoni paskësaj, duke ti ndalë në sfera të tjera ndikimi: Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës rezulton më i fortë në Shqipëri dhe Kosovë, Rusia vazhdon të ruajë një ndikim të fuqishëm në Serbi, Turqia “ka në darë” Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën. Nikolaos Tzifakis, Profesor i Asociuar në Universitetin e Peloponezit, anëtar i BiEPAG dhe një nga bashkautorët e studimit, e sheh këtë trend me shqetësim.

Ai jo vetëm tregon se roli i BE-së është i nënvlerësuar në rajon, por dëshmon për më tepër edhe se shumë qytetarë të Ballkanit Perëndimor nuk e shohin më Bashkimin Europian si një fuqi normative që rrezaton pushtetin e tërheqjes dhe frymëzon ndryshimin pozitiv me idetë e tij, thotë Tzifakis.

“Nëse ky trend konsolidohet, vazhdon ai, distanca mes BE-së dhe shoqërive të Ballkanit Perëndimor, do të thellohet shumë. Eksperti shtoi më tej se nuk është i sigurtë nëse BE-ja ka vërtet një plan të qëndrueshëm për rajonin, përtej atij të mbajtjes nën fre të problemeve të shpejta.

Top Channel