India tregon forcën ushtarake/ Paradë në New Dehli, parakaluan tanke dhe avionë

27/01/2022 01:21

Tanke të rëndë dhe avionë të zhurmshëm luftarakë parakaluan në Neë Delhi në paradën madhore ushtarake të Ditës së Republikës në Indi.

Eventi i 26 janarit shënon miratimin e Kushtetutës së Indisë, ndërkohë që në paradë pati akrobaci me motoçikleta, ushtarë që parakalonin hipur në gamilje të shoqëruara me muzikë nga banda e ushtrisë.

Batalionet e ushtrisë e policisë marshuan plot elegancë në bulevard, para kryeministrit Narendra Modi, por pa të ftuarit e zakonshëm nga bota, për shkak të pandemisë. Edhe numri i spektatorëve ishte i kufizuar në 4,000, ndërsa figurat e rëndësishme ishin ulur në distancë nga njëri-tjetri.

India po i afrohet përvjetorit të 75 që prej fundit të sundimit kolonial britanik prandaj parada kishte disa shfaqje nga eventet e përpjekjes së gjatë të vendit për pavarësi.

Kryeministri Modi i bëri homazh të rënëve për pavarësi, por disa ditë më parë ai shkaktoi zemërim kur shoi “Flakën e Përjetshme” të të rënëve në kryeqytet.

Top Channel