India lehtëson kufizimet anti-COVID-19 në New Delhi

27/01/2022 16:45

Kufizimet për shkak të koronavirusit në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, janë lehtësuar pasi “situata është nën kontroll”, njoftuan sot zyrtarët,.

Qeveria e New Delhi-t vendosi të heqë orën policore të fundjavës dhe të lejojë zyrat private, restorantet dhe sallat e kinemasë të funksionojnë me kapacitet 50 për qind, duke hyrë në fuqi menjëherë.

Megjithatë, shkollat dhe kolegjet do të mbeten ende të mbyllura.

Ky hap erdhi pas takimit të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive në Delhi, i cili u mblodh për të vlerësuar situatën aktuale të koronavirusit në qytet.

“Situata e COVID-19 është nën kontroll dhe shkalla e të qenit pozitiv ka të ngjarë të bjerë nën 10 për qind”, tha ministri i Shëndetësisë në Delhi, Satyendar Jain.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, tha në Twitter se ai rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë rënë në kontakt me të të marrin masa paraprake.

India regjistroi gati 286.400 raste të reja të koronavirusit dhe 573 vdekje gjatë ditës së kaluar, sipas të dhënave zyrtare të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA