24/11 22:37
I preferuari i socialistëve për të fituar bashkinë Dibër në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit është një drejtor banke.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve nga PS, raporton se në takimin konsultiv të kryesocialistit Edi Rama, me drejtuesin politik të qarkut Dibër, Ulsi Manja dhe deputetët e qarkut, është propozuar emri i Rrahim Spahiut.
Prej vitesh ai punon si drejtor i një banke të rëndësishme në vend. Ka hapur dhe drejtuar disa degë të kësaj banke në Tiranë.
Zoti Spahiu është me origjinë nga Dibra dhe banon në Tiranë.
Deri në vitet 2000 ai ka punuar në një bankë private në qytetin e Peshkopisë dhe ka pasur njohje e marrëdhënie mjaft të mira me banorët e kësaj zone.
Top Channel