Një nënë e tre fëmijëve ishte shofere e arratisjes pas një grabitjeje të armatosur të një furgoni të vlerave në Britani, nga ku u morën të paktën 25,000 paundë.
29 vjeçarja Shera Patrick, ishte në timonin e një Audi A3, që ecte me 220 km në orë pasi dy burra të armatosur neutralizuan rojen që mori ngakesën e parave te një bankë Lloyds TSB në Manchester.
Në momentet para sulmit Patrick shihej që sillej rrotull në zonë me automjetin sportiv teksa bashkëpunëtorët e saj vëzhgonin rojen dhe më pas e futën në kurth.
Një orë pas grabitjes, studentja e vonshme Patrick, kishte dërguar një mesazh zanor anëtarëve të bandës ku thoshte se ishte e pakënaqur me shumën e përfituar dhe se ishte ‘e tmerruar’ nga aksioni.
Pas disa shpenzimeve të parave të grabitjes, Patrick u arrestua në timonin e makinës së saj Audi dy ditë më vonë pas identifikimit në kamerat e sigurisë.
Në gjykatën e Manchester, Patrick dhe bashkëpunëtori i saj Thomas Warëick, gjithashtu 29 vjeç, u burgosën sot secili me katër vjet pas pranimit të grabitjes. Një bashkëpunëtor i dytë William Robinson do të dënohet më vonë.
Grabitja u krye mesditën e 22 korrikut kur oficeri i vlerave Jason Cook kishte parkuar furgonin e tij për të bërë mbledhjen e parave.
Prokurori Philip Barnes tha: “Audi A3 kaloi tre herë para bankës dhe furgonit. Në kamera shihet që mjeti drejtohej nga një grua me flokë biondë”.
“Audi më pas ndaloi në mes të rrugës dhe Robinson doli nga vendi i pasagjerit i maskuar në kokë.
“Audi u largua kurse Robinson e Warwick iu afruan nga prapa zotit Cook i cili dëgjoi një zë komandues nga prapa ‘Lëshoje kutinë’. Më pas u godit në krah me një shkop gome dhe rrjedhimisht lëshoi kutinë.”
“Warwick mori kutinë e parave dhe të dy u kthyen te Audi.”
“Cook menjëherë aktivizoi alarmin e heshtur të grabitjes si dhe një detonator që shkatërron paratë në kuti, por prej kohës që kaloi nga sulmi dhe permendjes se tij, ai nuk është i sigurtë nëse detonatori parave pati sukses në shkatërrimin e tyre”.
Në një deklaratë, oficeri Cook, tha: “Askush nuk ka të drejtë të më sulmojë teksa bëj punën që kam bërë prej 10 vjetësh. Incidenti më ka lënë të traumatizuar dhe më ka risjellë kujtimet e një tjetër sulmi në vitin 2005 në të cilin përgjegjësit nuk janë kapur ende nga drejtësia”.
Top Channel