Berisha në Kuvend dhe replika për Ukrainën, Balla: Deputeti ‘non grata’ s’duhet të ishte në sallë. Drejtësia e re do gjejë pronarët e vërtetë të “Gërdecit”

27/01/2022 12:54

Në Kuvend, Sali Berisha tha se Shqipëria të ndihmojë Ukrainën me fishekë dhe municione, por menjëherë pas kësaj deklarate socialisti Taulant Balla iu përgjigj duke thënë se gjuha shkon ku dhëmb dhembi, duke ju referuar tragjedisë së Gërdecit në 2008.

Balla tha se pozicioni i Shqipërisë në përplasjen Rusi-Ukrainë është i qartë dhe krah aleatëve të NATOS-s dhe se Berisha nuk duhet të ishte fare në Kuvend pasi është një deputet i shpallur non grata.

‘Deputeti parafolës tha se nuk duhet të isha këtu, mirë do ishte, se i vetmi i shpallur non grata nga aleatët nuk duhet të ishte këtu normalisht. Sa i përket çështjes së fishekëve gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ne shqiptarët e dimë sesi u shitën fishekët që shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, por falë drejtësisë së re uroj të gjendet pronarët e asaj fabrike vdekje në Gërdec. Qëndrimi i Shqipërisë është i koordinuar me SHBA-në. Prezenca e Shqipërisë në kuadër të NATO-s do të jetë gjithmonë si një aleat i besueshëm. Pozicioni i Shqipërisë është i qartë. ‘- tha Balla.

Ndërsa Berisha tha më herët se:  Si më duket vetja sot., sikur jam në parlamentin e Taxhikistanit. Zonjë a egziston një kërcënim i madh nga një diktator paranojak si Vladimir Putin. Çfarë është kjo narkoqeveri dhe narkoparlament që nuk thotë një fjalë të vetme sikur janë klan i Putinit.

Jam këtu për t’i shprehur solidaritetin të plotë në emër të PD-së popullit ukrainas. Jam këtu për të ngritur zërin dhe për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit. Shqipëria duhet të ndihmojë Ukrainën të paktën fishekë dhe municione. Por arganti i Beogradit jo më kot hesht. Ju deputetë duhet të ngrini zërin, se përfaqësoni PD-në dhe jo Lul Bravën. Nuk mundet këtu që të dominojë Beogadi me udhëzimet e tij. Ballkani i Hapur është hegjemoni serbe. Të vijnë ata të dy të japin llogari për këtë, edhe kur mungojnë mungojnë së bashku.

Top Channel