Balluku: Qytetarët të pajisen me lejen e eficencës para ndërtimit të banesës

27/01/2022 14:31

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku përmendi këtë të enjte në foltoren e kuvendit eficencën e energjisë dhe planin për të garantuar energji të pandërprerë.

Sipas saj, ka një rritje të kërkesës për energji me 80% për shkak të motit të ftohtë që ka përfshirë vendin, ku nga 14 mijë MWh konsumim në gjendje normale, tashmë konsumohet 24 mijë MWh në ditë.

Një nga problematikat që ka vendi është edhe humbja e një pjese të energjisë  për shkak të mënyrës së ndërtimit të banesave, prandaj për këtë nëse dikush apo një kompani vendos të ndërtojë duhet të pajiset me lejen e eficenës para ndërtimit.

“Për të garantuar energji të pandërprerë, objektivat e punës sonë kanë qenë monitorimi i politikave në sektorët dhe monitorimi i planit për eficenën e energjisë. Në Shqipëri nëse dikush, një kompani vendos të ndërtojë duhet të pajiset me lejen e eficenës para ndërtimit me këtë leje. Një sërë projektesh të rëndësishme disa janë të mbështetur nga buxheti i shtetit. Kemi zgjedhur ndërtesa që janë në funksion. 14 mijë MWh, rritje me 80% me energji, 24 mijë MWh në ditë. Pavarësisht se kushtet janë të rënda, një valë polare që ka goditur, një pjesë e sasisë së energjisë është e humbur për shkak të ndërtimit të banesave. Që prej fundit të vitit 2028 kur qeveria nënshkroi paktin e universitetit. Nuk jemi marrë vetë me eficencën e energjisë, paktin e kemi realizuar në disa fusha si punësimi i nxënësve ekselentë, bashkëpunim me disa universitete në disa projekte. Në funksion të këtij pakti një numër i konsiderueshëm studentësh punojnë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”, tha Balluku.

Top Channel