Një 60-vjeçar është paraqitur në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme më plagë në këmbë dhe pjesën e legenit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur policia që njofton se shtetasi Z.B., është dëmtuar teksa ishte duke punuar, ndërsa është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

“Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi Z. B., 60 vjeç, banues në lagjen ” Kushtrimi”, Vlorë, i cili duke punuar është dëmtuar në këmbë dhe në pjesën e legenit. Shtetasi Z. B.,u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, njofton policia.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA