Top Story/ Pse marrëveshja mes Bankers dhe shtetit shqitar ishte në kundërshtim me ligjin? Kush është themeluesi i Bankersave në Shqipëri?

26/01/2022 22:54

Në krye të kompanisë sërish drejtor është Richard Ëadsëorth, i njëjti drejtues i vjetër i kompanisë angleze të tërhequr nga Patos Marinza, Premier Oil.
Marrëveshja me Albpetrolin asokohe ishte vetëm për 2 mln dollar për rimëkëmbjen e 40 pueseve të naftës në Patos Marinzë.

Kjo marrëveshje me atë kompani ishte kryekëput në kundërshtim me kuadrin ligjor të hidrokarbureve. Pasi sipas ligjit, kompania që të lidhte marrëveshje për operacione hudrokarbure duhet të ishte me eksperiencë në këtë sektor, duhet të kishte një buxhet të kosniderueshëm, jo minimal sa ç’kishte Saxon dhe duhet të paraqiste pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit.

Gjë që kompania në kushtet që ndodhej, e krijuar dy muaj para lidhjes së marrëveshjes me shtetin shqiptar, nuk mund të kishte një eksperiencë të paktën 5 vjeçare.

Një fakt tjetër është se kompania ishte e regjsitruar në ishujt Caiman, Karaibe që cilësohen si parajsa fiskale ose off shore.
Në 2005, Bankers Petroleum Ltd. kërkon nga Saxon që të jetë shtesë e kompanisë me pronësi të plotë. Drejtor i Bankers mbetet sërish Richard Wadsworth.

Zotëria në fjalë ka kryer studimet baçelor në Calgary të Kanadasë dhe aktiviteti i tij professional ka qenë në fushën e hidrokarbureve.
Në historikun e karrierës së tij, të dhëna të marra nga Bloomberg, tregojnë se ai ka qenë themelues i Goldpark China Ltd, bashkëthemelues, president dhe shef i zyrës së operimeve të Bankers Petrolium ltd nga gushti i 2004 deri në 2008 si dhe CEO i Sonoro Energy LTd nga prilli i 2012 deri më korrik 2013.

Që nga gushti 2008, Wadsworth ka qenë i përfshirë në disa startup-e, private dhe publike, dhe ka udhëhequr një firmë në prokurimin e një licence për eksplorimin e naftës dhe gazit në Irak në 2010.
Në 2006, Saxon riemërtohet si Bankers Petroleum Albania Ltd në ishujt Cayman me numër dosje 134 802.
Bankers Petroleum ka qenë njohur më parë si Gold Park China Ltd, që është themeluar në 1983, me seli në Calgary, Kanada, e cila e ndryshon emrin në Bankers Petroleum Ltd më 24 qershor 2004.

Burime konfidenciale i thanë Top Story se në 2004, aksioneri më i madh, me 92 përqind sipas dokumentave, ishte një kompani daneze e quajtur Gold Corporation Holdings ApS.
Në këtë kohë, Goldpark China Limited kishte zero të ardhura duke regjistruar një humbje prej 173,000 USD, dhe humbje prej 550,000 USD një vit më parë, me aksionerin më të madh, Gold Corporation Holdings ApS në likujdim.

Nga faktet është e qartë se në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes më 2004, Bankers Petroleum nuk ishte në kushte të ndërmerrte zhvillimin e rezervave më të mëdha onshore në Europë, të vlerësuara nga Bankers Petroleum në 203 Milion fuçi, me një vlerë aktuale neto prej 1.8 miliardë dollarë.

Pra, marrëveshja është nënshkruar në kundërshtim të plotë me bazën ligjore dhe ndoshta nëpërmjet shtrembërimit masiv të fakteve.
Burime i thanë Top Story se kompania duke mos i plotësuar kriteret sipas ligjit, janë pranuar dhe marrë për bazë CV-të e mira të inxhinierëve përfaqësues të cilët kanë qendruar pak vite në Shqipëri.

Shto këtu që Bankers Petrolium Albania LTd është koncesion i një kompanie offshore, të cilës nuk i dihet pronari fundor.
“Përdorimi politik i aseteve, i pasurive të tilla natyrore shoqërohet me denatyrimin e tyre dhe me përfitime korruptive. Fakti që janë kompani të krijuara posaçërisht, nuk janë plotësuar ato kritere që janë vënë në ligj, edhe pse ligjet janë specifike, jo transparente” u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie

Top Channel