Shumë të moshuar që janë të vetmuar vijnë pranë qendrave komunitare ku në shoqërinë e njërit tjetrit përmes aktiviteteve të ndryshme kalojnë kohën por konsumojnë dhe vakte ushqimore.

Avdyl Nasko është 80 vjeç. Që prej vitit 2014 jeton vetëm. Në dy vitet e fundit që ka nisur të shkojë pranë qendrës komunitare në Kombinat thotë se aty ka gjetur motra dhe vëllezër.

Avdyl Nasko: Këtu gjej ngrohtësi sikur jam ne familjen time dhe jam shume i kënaqur, dhe sikur jam rinuar nga sjelljet me motrat dhe vëllezërit.

Bekimi ka 6 fëmijë por jeton i vetëm. Me ta flet përmes telefonit.

Bekim Duro: Une kam 8 vjet që marr pjese ne ketë institucion dhe është tamam per moshën tone, sidomos per mua që jam 85 vjeç dhe me i moshuari këtu. Ka 10 vjet që me ka vdekur plaka. Gjeta qendrën dhe jam shume i kënaqur.

Orët që kalon në qendër, për Aleksandrën shërbejnë për të thyer vetminë.

Aleksandra Zëra: Këtu qetësohemi dhe thyejmë vetminë se te rrish 24 ore vetëm ne shtëpi është vështirë por të paktën ikim 3 ore nga shtëpia. Nuk kemi lenë qytet pa vajtur. Kënaqemi këtu nga një çaj, kafe, shëtitje nga liqeni është një kënaqësi.

Më shumë se 100 qytetarë marrin shërbime të ndryshme pranë kësaj qendre.

Egla Laze: U ofrohen afro 100 individëve vakti ushqimore por edhe 150 individë marrin ne vasket ushqimin e përgatitur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA