Një 31-vjeçar baba i dy fëmijëve është hequr nga listat për transplant zemre në një spital në New York pasi nuk kishte bërë vaksinën e COVID-19, tha sot familja e tij.
Babai i tij David Ferguson, thotë se i biri — i cili është i shtruar në spital dhe ka dëshpërimisht nevojë për transplantin, nuk beson te vaksina e COVID-19.
“Është mes parimeve të tij bazë, nuk beson te ajo. Është një politikë që po e ushtrojnë me detyrim dhe për arsye se ai nuk pranon injeksionin ata e hoqën nga lista e transplanteve të zemrës”, tha David .
“Im bir është pranë vdekjes por nuk od të ndryshojë mendim”.
Ferguson është baba i dy fëmijëve dhe pret një të tretë me partneren Heather, ai ka hapur tashmë një faqe donacionesh për të siguruar shpenzimet.
Spitali i Brigham i cili funksionon si një degë studimi e praktike e Harvard, thotë se pacientët e transplanteve kanë më shumë gjasa të vdesin nga COVID, sesa të tjerët.
Familja e Ferguson thanë se po mendojnë ta zhvendosin në një tjetër spital që nuk ka politika të tilla vaksinimi. Ata shtuan se deri në këtë moment trajtimi i marrë për Ferguson kishte qenë i shkëlqyer por nuk mund të injorojnë besimet e tij.
“Djali im po lufton me guxim dhe ka parimet e integritetin e tij, të cilat i japin akoma më shumë respekt. Është trupi i tij, zgjedhja e tij”, tha babai David.
Ferguson dhe partnerja e tij Heather, thanë se janë të vetëpunësuar, por nuk kanë mundur të punojnë që kur ai është shtruar.
Nuk ishte e qartë se cila ishte puna që bënte Ferguson por mediat thonin se “kërkonte lodhje fizike.”
Ferguson nuk është pacienti i parë që i mohohet transplanti në SHBA prej statusit të vaksinimit.
Gruaja nga Colorado, Leilani Lutali ishte hequr në tetor nga lista për transplant veshke pasi, si ajo edhe donatori nuk ishin vaksinuar.
Top Channel