Në klubin e Everton vijon puna për të gjetur pasuesin e Rafael Benitez të shkarkuar prej rezultateve të dobëta. Tashmë, alternativat janë vetëm dy dhe fjala është për Vitor Pereira dhe Frank Lampard, teksa në përzgjedhjen e teknikut të ri kanë ndërhyrë edhe fansat e Everton të cilët kanë të preferuarin e tyre.
Me anë të banderolave, por edhe grafiteve të ndryshëm përreth stadiumit ata e kanë bërë të qartë se i preferuari i tyre është Frank Lampard, ndërsa kanë përjashtuar si një opsion portugezin. Mirëpo, Pereira është prekur nga gjesti i tyre dhe në një intervistë të fundit ka theksuar se një situatë të tillë nuk e ka përjetuar më parë në karrierën e tij ndërsa shton se CV e tij flet mjaftueshëm për arritjet në eksperiencat e mëparshme.
“Kjo situatë më lëndon sepse është hera e parë në karrierën time që ndodh diçka e tillë, nuk isha përballur me përpara me komente apo kështu gjestesh. CV-ja ime flet vetë dhe mendoj se këto kritika më së shumti nuk janë për mua por për ambientin e krijuar te Everton sepse klubi nuk është në një situatë të mirë.
Ndonjëherë, tifozët e Everton me atmosferën e tyre mund të ndihmojnë të fitosh ndeshjen, por mund të ndodhë edhe aspekti negativ si në këtë rast. Një trajner i ri kërkon gjithnjë të sjellë pozitivitet. Nëse unë përzgjidhem për të qenë trajneri i Everton dua që fansat t’i kënaq me mënyrën se si ekipi im bën presing, sulmon dhe se si Lufton. Kështu, krijohet pasioni dhe dua të krijohet ideja se Goodison është një fortresë”, u shpreh Pereira.
Top Channel