Ngricat jo gjithmonë shkaktojë probleme.
Hysgjokaj e Lushnjes është një nga zonat qe ka sera diellore dhe peme frutore dhe atje gjetëm fermerin Sokol Xhepexhiu duke i shërbyer lakrës së mbjellë. Ai thotë se lakra nuk u rrezikua nga i ftohti polar, sepse është një bimë që e do të ftohtin.
“Kjo bimë nuk ngriu, madje sot ne -4 unë po e vadis. Nuk ka prodhues qe u dëmtohen bimët sepse eksperienca ndër vite na ka mësuar sesi te zgjedhim bimët qe duhen kultivuar”, tha Soko Xhepexhiu.
Halim Xhepexhiu një nga fermerët e tjerë të zonës tregon se mungesa e shiut shpëtoi të mbjellat.
“Ngrica duhet per punimin e tokes sepse e shkrifton”, thotë Halim Xhepexhiu.
Ky fermer po pret fundin e muajit shkurt për mbjellje të reja pasi nuk do që të rrezikojë tani në kohë ngricash.
Top Channel