Modelja erotike u lutet fansave për para pas rënies së abonimeve pas vitit të ri (fotot)

26/01/2022 16:27

Një modele e njohur në rrjetet erotike thotë se mezi arrin të ushqejë macet e saj pas rënies së abonimeve pas periudhës së pushimeve.

Modelja erotike Savannah Solo i lutej fansave të mos merrnin “vendime  anti-porno” për vitin e ri, pasi dyshonte se “nisja e paster e Vitit te Ri”  ishte arsyeja e rënies së të ardhurave të saj online.

Ajo bëri lutjen publike për rritjen e abonimeve të përmbajtjes së saj me qëllim që të mund të ushqejë macet dhe qenin e saj.

Savannah shkruante në një koment për 400,000 ndjekësit e saj: “Ju lutem hiqni dorë nga rezolutat e vitit të ri për të hequr dorë nga porno”.

“Ju lutem mos prisni deri në ditën e Shën Valentinit pasi kam foto nudo për të shpërndarë dhe 4 mace për të ushqyer”.

Edhe një tjetër modele e rrjeteve me pagesë i bënte jehonë komenteve të Savannah duke sqaruar se ka disa kafshë për t’u kujdesur dhe asnjë të ardhur tjetër.

Modelja ‘me drita të kuqe’ Ethereal tregonte se rënia drastike e abonentëve të saj kishte vënë në rrezik ushqimin e ushtrisë së saj me kafshë.

“Kam pesë mace, shtatë qen, 12 gjarpërinj, 8 zvarranikë dhe dy breshka.”

Disa përdorues me humor postonin eksperienca të ngajshme të shumë protagonistëve të rrjetit, ku gjithmonë kafshët shtëpiake ishin ‘prioriteti’ i tyre.

Të tjerë sugjeronin se rënia e abonentëve mund të vinte prej shpenzimeve të mëdha të Krishtlindjeve dhe afrimi i sezonit të pritur të taksave.

FOTO GALERI
1/3
Savannah Solo i lutej fansave të mos merrnin "vendime anti-porno" për vitin e ri, pasi dyshonte se “nisja e paster e Vitit te Ri” ishte arsyeja e rënies së të ardhurave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA