Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Lituania njoftoi të hënën se do të shesë një fermë që ishte përdorur nga CIA për të torturuar personat e dyshuar për terrorizëm në kohën kur Shtetet e Bashkuara po luftonin në Irak dhe Afganistan.
Prona përfshin një ndërtesë të madhe dykatëshe me shumë dhoma që ndodhet pranë një pylli në veri-lindje të Vilnius, kryeqytet i Lituanisë.
Ndërmjet viteve 2005 dhe 2006 ky vend u përdor nga CIA si një burg sekret në kuadër të të ashtuquajturit “programi i dorëzimit të jashtëzakonshëm”, ku ndaloheshin jashtë ligjit personat e dyshuar si terroristë nga Shtetet e Bashkuara në bashkëpunim me vendet e tjera aleate, në këtë rast Lituanisë.
Mësohet se aty janë marrë në pyetje dhe torturuar persona të dyshuar se kishin informacione të dobishme për të gjetur anëtarët e Al Kaedës ose për të mësuar diçka rreth planeve të tyre.
Një praktikë e tillë u mbajt e fshehtë për disa vite dhe ishte një nga më të diskutueshmet në të ashtuquajturën “luftë kundër terrorizmit” e zhvilluar nga Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Nju Jork dhe Uashington nga Al Kaeda.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dënoi në vitin 2018 Lituaninë për shkelje të drejtave të njeriut në dy raste.
Mësohet se dy persona të dyshuar si anëtarë të Al Kaedës u arrestuan ilegalisht dhe më pas u torturuan nga CIA.
Top Channel