11/01 07:30
Në emisionin “Goca dhe Gra” është folur për ndikimin e astrologjisë që duket se është më në modë se kurrë.
Armina Mevlani zbuloi se shenja që nuk i pëlqen është bricjapi. “Kam inat Bricjapin sepse gjithmonë më bërtasin”, tha ajo. E pyetur nëse është ndikuar nga shenja e horoskopit në raport me ndonjë person, Armina tha: “Deri diku po nuk i gjykoj nga shenjat e horoskopit.”
Ndërsa Dalina Buzi tha se “bricjapi” i pëlqen shumë pasi shumë personazhe në serialin SNOB i përkisnin kësaj shenje.
Ndër të tjera tregoi se dikur, kur merrte njerëz në punë, i pyeste cfarë shenje janë. “Martesat më të mira janë Bricjapë-Binjakë”, tha Buzi.
Për më tepër ndiqni episodin e plotë:
Top Channel