Të hënën përfundon ora policore për personat e pavaksinuar, e cila hyri në fuqi në Austri në nëntor të vitit të kaluar si pjesë e luftës kundër COVID-19.

Kryeministri Karl Nehammer dhe ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Muckstein informuan publikun mbi epideminë e koronavirusit.

Nehammer deklaroi se pavarësisht përhapjes së shpejtë të variantit Omicron në Austri, kjo nuk shkaktoi rritje serioze të numrit të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv dhe spitalet.

Duke u shprehur se ngjarjet në lidhje me Omicronin po monitorohen nga afër, Nehammer tha se nga e hëna e 31 janarit do të hiqet ora policore për personat e pavaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë, Muckstein tha se në ditë janë regjistruar deri në 30 mijë raste të reja me COVID-19. Ai beson se vala e Omicronit do të arrijë nivelin më të lartë në ditët në vijim dhe do të vazhdojë me masat strikte tashmë të vendosura.

Muckstein tha se vaksinimi i detyrueshëm do të ndihmojë shoqërinë të përgatitet për variantet e mundshme të koronavirusit që mund të shfaqen pas Omicronit.

Për shkak të rritjes së ndjeshme të numrit të pacientëve në repartin e kujdesit intensiv gjatë periudhës kur varianti Delta i COVID-19 ishte dominues në Austri, qeveria vendosi orë policore për të pavaksinuarit në nëntor 2021 dhe për të vaksinuarit në dhjetor.

Kufizimet për të vaksinuarit janë hequr para vitit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA