Një vajzë nga New Mexico në SHBA është akuzuar për vrasje pasi një skemë zhvatjeje në rrjetin Snapchat shkoi keq dhe paguesi i parave përfundoi i qëlluar për vdekje.
Dukes besohet se me anë të rrjetit Snapchat është lidhur me të vëllanë e Otero, Nicholas, dhe më pas e joshi në një takim ku tre njerëz të armatosur, duke përfshirë dhe të dashurin e saj, prisnin viktimen, shkruan e përditshmja lokale Albuquerque Journal.
Ata i grabitën Nicholas para dhe bizhuteri, më pas e çuan në shtëpinë e të vëllait, ku i kërkuan Elias të sillte para, përndryshe e kërcënuan se do të vrisnin Nicholas, raporton rrjeti KOB 4.
Elias kishte kërcënuar të qëllonte ndaj pengmarrësve por konfrontimi rezultoi fatal kur i dashuri i Dukes, Adrian Avila, 17 vjeç, hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje Elias, sipas raportimeve.
Dukes përballet tashmë me akuza vrasjeje, pengmarrjeje, grabitje të armatosur dhe prishje të provave në skenën e krimit.
Avila u dorëzua në polici muajin e kaluar, dhe tani përballet me të njëjtat akuza me Dukes.
Nëna në zi e viktimës Alicia Otero tha për mediat se shpreson që të bëhet drejtësi për të birin e saj.
“Çdo ditë uroj që të bëhet drejtësi, që dikush të paguajë për atë që i bënë, duke ditur se ai është dorëzuar. Ndjehem mirë që të paktën nuk do të mbetet pa zgjidhur”, shtoi ajo.
Top Channel