Aeroporti më i ngarkuar i Europës, ai i Stambollit u mbyll një ditë më parë ndërsa shkollat dhe qendrat e vaksinimit nuk janë hapur në Athinë pasi një stuhi e rrallë dëbore mbuloi një pjesë të Mesdheut lindor, duke shkaktuar ndërprerje dhe bllokime të mëdha të trafikut.
Autoritetet turke vendosën sot që mbyllja e aeroportit të zgjatet akoma edhe më shumë. Catia e njërit prej terminaleve të tij të mallrave u shemb, e ndonëse nuk shkaktoi lëndime, ajo u bë shkas për ndalimin e fluturimeve nga Lindja e Mesme dhe Afrika në Euvropë e Azi. Kjo përbën të parën mbyllje të këtij aeroporti që kur ai zëvëndesoi aeroportin e vjetër Ataturk të qytetit ne 2019 si një qendër e re për Turkish Airlines.
Pezullimet e fluturimeve kanë prekur edhe Shqipërinë. “Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha”, thuhet ne njoftimin e Air Albania.
Në Greqi, ku temperaturat gjatë natës ranë në minus 14 gradë Celsius (6.8 gradë Fahrenheit), stuhia pezulloi një seancë të parlamentit dhe detyroi shkollat dhe qendrat e vaksinimit të mbyllen në Athinë. 1.200 makina u bllokuan në rrugë për më shumë se 20 orë. Drejtuesit e tyre mbetën pa ngrohje e pa ushqim, ndërsa në mesine të bllokuarve kishte edhe fëmijë e gra shtatzëna. problemet më të mëdha u shënuan në aksin Atiki Odhos.
Njerëzit e zbrazën të gjithë zemërimin e vet para kamerave të stacioneve televizive lokale. “Ime shoqe s`ka ngrënë gjë që prej mëngjesit. Vetëm një shishe e vogël na mbeti të dyve. Ka ngrirë cdo gjë”, u shpreh një burrë i identifikuar vetëm si Christos.
Ministri i krizave klimatike dhe mbrojtjes civile të Greqisë, Christos Stylianides, kërkoi falje për kaosin dhe fajësoi kompaninë që menaxhonte autostradën për mosmbajtjen e saj të hapur.Edhe në aeroportin e Athinës, janë qindra persona të izoluar në pritje të evakuimit pasi aksi që e lish këtë aeropoirt me kryeqytetin, mbeti i bllokuar për 18 orë. Ngricat kanë pushtuar dhe Bullgarinë, ku në disa rajone priten termometri do të shënojë minus 9 gradë Celsius. Shumë ftohtë dhe shumë erë edhe në Maqedoninë Veriore, ku sipas mediave vednase, temperatura minimale do të shkojë nga minus 4 në minus 12 gradë Celsius.
Top Channel