Vritet gazetarja në Meksikë/ Nga fillimi i vitit tre reporter u vranë, viktima e fundit kërkoi ndihmë publikisht

25/01/2022 01:40

Në pamje shihet policia meksikane që heton skenën e vrasjes makabre të gazetares Lourdes Maldonado jashtë shtëpisë së saj në Tijuana.

Ajo është punonjësja e dytë e medias e varë brenda një jave në qytetin verior meksikan, dhe e treta gazetare që humb jetën prej fillimit të vitit.
Lurdes Maldonado Lopez u sulmua me armë zjarri teksa ishte në automjetin e saj, tha prokuroria vendore për gruan që kishte kërkuar publikisht ndihmë për të mbrojtur veten.

Maldonado kishte paditur prej vitesh dhe së fundmi fitoi gjyqin kundër gazetës PSN, në pronësi të ish-gurvernatorit të Baja California, Jaime Bonilla Valdez.

Ndërsa dy vite më parë ajo i kishte kërkuar ndihmë presidentit Manuel Lopez Obrador për “mbështetje dhe drejtësi” pasi kishte frikë për jetën e saj, sipas një videoje të publikuar pas vrasjes. “Kam qenë gjashtë vjet në gjyq me të,” ka thënë më parë gazetarja e ndjerë për guvernatorin, në një konferencë shtypi me presidentin. Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA