Shkrihet Aluizni i Durrësit/ Në 215 dosje legalizimi antikorrupsioni gjeti mungesa dokumentash

25/01/2022 19:37

Qeveria ka ngritur një njësi antikorrupsion, e megjithatë korrupsioni rrotullohet në të 47 institucionet shtetërore.

Ditën kur raporti i ‘Transparency International’ ekspozoi gjetjet negative, si koordinator kombëtar antikorrupsion, ministri i drejtësisë tregoi sërish përpjekjet për ta luftuar fenomenin. Një e tillë është edhe kërkesa për të shrkirë drejtorinë e Aluiznit Durrës.

“Kemi çuar për shkarkim pothuajse të gjithë drejtorinë, pra praktikisht kemi kërkuar shkrije të tyre”, u shpreh Ulsi Manja.

Në 215 dosje të kontrolluara nga njësia antikorrupsion mbi legalizimin e objekteve në këtë qytet mungonin dokumente të rëndësishme.

Por, ashtu si edhe në rastet e mëparshme, mbas denoncimeve që ju jepet publikisht zë nga ky podium gjithçka harrohet!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA