SHBA/ Ministra e punës tërheq masën e vaksinimit të punonjësve për kompanitë e mëdha, pas urdhrit të gjykatës (fotot)

25/01/2022 21:06

Departamenti amerikan i punës ka tërhequr sot kërkesën e tij të kontestuar për vaksinim ose testim të punonjësve të kompanive të mëdha, pas bllokimit të procedures nga Gjykata e Lartë e SHBA, duke i dhënë fund shtytjes së përçmuar të rritjes së përqindjes së vaksinimeve.

Administrata amerikane e Sigurisë dhe Shendetit në Punë tha në regjistrin e saj federal se po tërheq          “standardin e përkohshëm të emergjencës” por rregulli do të mbetet si propozim për  “kërkesë të përhershme”.

“Agjencia vijon të inkurajojë fuqimisht vaksinimin e punonjësve  kundër COVID-19 në vendin e punës,” thuhej në njoftim.

Presidenti Joe Biden ka prezantuar në vjeshtë disa rregulla me qëllim nxitjen e përqindjes së vaksinimeve në SHBA, që aktualisht sipas autoriteteve qëndron në 74%.

Detyrimi i vaksinimit për ndërmarrjet me të paktën 100 punonjës u bllokua nga Gjykata e Lartë këtë muaj, e cila në të njëjtën kohë lejoi kërkesën federale të vaksinimit të punonjësve në institucionet e shëndetësise.

Një urdhër i ngjashëm i administratës Biden për vaksinimin e detyruar të punonjësve të adminsitratës federale të SHBA, u bllokua nga gjykata e lartë në dhjetor.

Megjithse gjykata ka vendosur se administrata federale nuk ka autoritetin për të kërkuar vaksinim të detyruar, ajo ka mbështetur masën e vendosur nga shtetet e veçanta, qeveritë lokale apo bizneset./Reuters /

FOTO GALERI
2/3
Një urdhër i ngjashëm i administratës Biden për vaksinimin e detyruar të punonjësve të adminsitratës federale të SHBA, u bllokua nga gjykata e lartë në dhjetor.

Top Channel