“Nuk do gënjej”/ Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë: Nëse Donaldi do zgjaste dorën që të hidheshim…

25/01/2022 18:30

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP. Mungesa e saj në Fan Club i shqetësoi të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj sepse moderatorja Dojna Mema bëri me dije se ishte në gjendje të ngarkuar psikologjike.

Ditën e sotme, Beatrix Ramosaj ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke i falenderuar të gjithë ata që kanë shfaqur interes dhe tregon se nuk do të gënjejë, por ndihet me fat që ka pranë familjen. Ajo tregoi se ka nevojë edhe për pak kohë për veten ndërsa këto ditë që i ka kaluar larg rrjeteve sociale e shfaqjeve televizive, është fokusuar tek muzika dhe zbulon se do e bëjë realitet kërkesën e Monikës me Arjolën për të bërë një projekt muzikor.

“Dua ta nis me këtë shkrim me një falenderim për të gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time. Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushë me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi, por kam fatin të jem pjesëtare e një familje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes.

Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve, por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohë që të ri-gjej gravitetin tim.

Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve, terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh cdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh haha”, shkruan Beatrix.

Sa i përket romancën me Donald Veshajn, me të cilin nisi një histori dashurie kur ishte pjesë e Big Brother VIP, thotë se i ka lexuar se si është parë nga jashtë. Por me bindje thotë se nuk do të ndryshonte asgjë dhe Donaldi duhet të marrë fitoren e reality show, ndërsa për historinë e tyre, thekson se nëse ai do i zgjaste dorën për tu hedhur bashkë, do e bënte sërish.

“Donaldin po e ndjek nga jashtë.

E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe sic e thashë në sfidën e lajmeve, i qëndroj mendimit që ai duhet të fitojë BBV. Përsa i përket marrëdhënies tonë, kam lexuar pak se si është parë nga jashtë.

I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro dhe deri diku ata kundër – Duke qenë se marrëdhënia jonë ka lindur pastër në një shoë ku ndjekësit janë lidh me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithe ne brenda apo jashtë shtëpisë.

Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse @donaldveshaj do më zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prap. 
Bekime dhe dashuri për të gjithë ju!”, shkroi Beatrix.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA