Moti keq, Greqia nxjerr ushtrinë/ Mijëra automjete u bllokuan në periferi të Athinës për shkak të dëborës

25/01/2022 02:42

Reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e temperaturave kanë sjellë probleme të shumta në Greqi, ku qeveria ka nxjerrë në rrugë ushtrinë për të ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe largimin e mijëra automjeteve të bllokuara në akset e periferisë të Athinës.

Ndonëse autoritetet kishin paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, sërish mijëra grekë dolën në rrugë me automjetet e tyre por pa zinxhirë ose goma dimërore,duke krijuar kaos në trafik. Më herët ministri i emergjencave civile Kristos Stilianidhis,tha se pritet një natë e vështirë në zonën e Atikës, Evias dhe Ishujve të Egjeut.

Ministria e mbrojtjes dërgoi qindra forca ushtarake për të çbllokuar arteriet kryesore,ndërsa mbrojta civile u bëri apel banorëve të qëndrojnë në shtepi pasi edhe gjatë 24 orëve të ardhshme situata pritet të jetë e njëjtë.

Autoritet vendosën që të martën të jenë të mbyllura të gjitha bizneset e zonave të prekura, ndërsa janë vënë në gadishmëri të plotë gjithë mekanizmat shtetëror në Athinë u mbyllën shkollat zyra dhe institucione. qeveria greke u ka bërë me dije punonjësve të administratës publike se për shkak të situatës së rënduar mund të mos shkojnë në punë gjatë ditës së martë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA