Monika është surprizuar nga këngëtarja e njohur Fifi, me të cilën ka krijuar miqësi të fortë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.
Fifi këshilloi Monikën që të jetë më pozitive siç kanë qenë më parë. Ndërsa Monika u përlot dhe i tha se këto emocione nuk i ka ndjerë as me vajzën e saj ndërsa Fifin e konsideroi si vajzën e dytë.
Monika: Unë i dua njerëzit, i dua shumë dhe ndoshta kurrë nuk e kam marrë atë që kam dhënë. Me Fifin më ka ndodhur ndryshe. Fifin e kam pëlqyer gjithmonë si artiste, tekstet janë me mesazhe, janë të plota dhe i toja që me këtë moshë që ke, të kesh këtë lloj vullkani në shpirt dhe pastaj pjesa tjetër që u lidha me Fifin është që kemi dicka të përbashkët, që jemi pak të cmendura. Kemi dëshira dhe luftojmë shumë për të mos na vënë kufi.
Jam shumë mirë por sot po vdes nga emocion. Nuk e kam ndjerë këtë emocion, ndjesë Tea por nuk e kam ndjerë as për Tean këtë. Shumë herë kam kërkuar të sjellin Fifin të këndojë.
Fifi: Ti je njeriu më pozitiv që kam takuar ndonjëherë në jetë. Po hyja tani dhe po thoja, ooo prap këtu, dua të rri. Unë këndova Diellin për një arsye, sepse atje jashtë na pret Dielli dhe ti duhet të punosh, të luftosh, të qeshësh, të kënaqesh, të shijosh e të mos rrish shtrirë aty si majmun, por të cohesh e të qeshësh se je super pozitive.
Monika: Unë kam fituar një vajzë të dytë. Nuk diskutohet dhe nuk do të rri një ditë, por një javë tek shtëpia jote. Mos prit që të lash pjata.
Top Channel