Monika refuzon komunikimin me të/ Iliri: Kjo pritet nga një njeri i ligë si unë
25/01/2022 21:39
Banorët kanë ftohur sjelljen dhe komunikimin mes tyre.
Debatet, konfliktet dhe strategjia e lojës duket se ka lënë gjurmë në sjelljen e tyre.
Gjatë spektaklit të sotëm ata u përpoqën të tregonin arsyen e kësaj rrethane.
Monika ka sqaruar se me Ilirin nuk ka asnjë arsye që të jenë miq për aq kohë sa ai e ka ofenduar.
‘’Nuk kam pse të flas me të, ai me sjelljen e tij më ka fyer dhe ofenduar. Nuk mendoj se e kam merituar’’,- tha ajo.
Nga ana tjetër Iliri replikoi duke shtuar: Nuk besoj se Monika mund të presë gjë tjetër nga një njeri i ligë dhe i poshtër si unë. Kështu më ka quajtur Monika dhe këtë sjellje duhet të presë.
Top Channel