Kamera ‘kap mat shoferët’, momentet kur shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në pranga 10 drejtues mjetesh

25/01/2022 11:07

10 drejtues mjetesh janë arrestuar javën e kaluar në Elbasan, pasi u kapën duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia rrugore njofton se janë pezulluar pesë leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 1231 masa administrative, konkretisht:

-5 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;

-267 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-47 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-89 masa për përdorimin e aparatit celular;

-301 masa për parakalime të gabuara;

-7 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;

-198 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

-8 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

-314 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA