“Je shumë gjumash. Për këngën s’ke kohë fare?”, Vajza i kërkon projektin muzikor Stines në ‘Ftesë në 5’

25/01/2022 17:48

Stine ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për vajzën e tij 5-vjeçare Estia.

Kjo e fundit kishte një video mesazh ku tregonte një prej veseve të artistit dhe i bënte thirrje për t’i bërë projektin muzikor që i ka premtuar.

“Je shumë gjumash. Atë këngën kur do ma bësh, s’ke kohë fare ti mo?” thotë vajza ndërsa duke qeshur i shpreh se e do shumë.

Ndërsa Stine tregoi se kënga e vajzës është përgatitur një vit më parë, por kanë pritur sa të rritet pak për ta kënduar. Ai zbuloi se tashmë është gati sepse e ka mësuar edhe këngën ndaj këto ditë mund të bëhet regjistrimi.

Stine: Jo më larg se para 1 jave, incizoi një këngë franceze. Dhe këngën për të e kemi bërë, por pritëm të rritet dhe pak për ta kënduar. E ka mësuar këngën dhe besoj që është gati. Dhe aktrimin e ka dhunti, por këngën absolute.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA