Qyteti jugor gjerman Heidelberg u trondit nga një ngjarje e pazakontë për këtë komunitet të qetë. Një i ri humbi jetën dhe katër vetë u plagosën kur një person hapi zjarr brenda një sallë leksionesh në shkollën e mjekësisë.
Agjencia e lajmeve dpa thotë se autori ishte dhe ai student. Deri tani nuk dihet që ai të ketë pasur ndonjë motiv politik apo fetar, për gjestin ekstrem. Mësohet se agresori kishte me vete disa armë të gjata.
Sipas burimeve policore, më pas ai u vetëvra.
Ende nuk është dhënë asnjë informacion për identitetin e të plagosurit dhe autorin e sulmit. Edhe pse besohet se autori i sulmit veproi i vetëm, pjesëtarët e një njësie të reagimit special janë duke kontrolluar disa ndërtesa në zonë, ndërsa skena e krimit është rrethuar nga policia.
Në kampusin Neuenheimer Feld, ndodhen kryesisht fakultetet shkencore të universitetit, një pjesë e klinikës universitare dhe kopshti botanik. Universiteti u kërkoi studentëve që të mos shkojnë atje të paktën në këto momente.
Top Channel