Moderatorja Armina Mevlani ka folur për rikthimin e saj në ekran pasi u bë pjesë e “Goca dhe Gra”.
Në “Ftesë në 5”, ajo tha se e kishte vendosur të mos rikthehej në ekran për një periudhë të caktuar, por ofertën e mendoi për herë të dytë sepse do të shfaqej ndryshe.
Armina Mevlani: Kisha thënë që e kam marrë eksperiencën e bukur të ekranit dhe nuk është momenti për mua, të paktën për disa cvite. Ajo që më bëri ta mendoj është se nuk isha vetëm dhe më pëlqeu paneli dhe ideja që njerëzit nuk më kanë njohur asnjëherë si moderatore/analiste ku mund të shprehësh mendimet për një çështje të caktuar.
Ndërsa për deklaratën e shumëpërfolur të tradhtisë, Armina Mevlani sqaroi se si qëndron e vërteta.
Armina Mevlani: Nëse tradhtia ndodh për një natë, gabim i një here, mendoj se të gjithë e meritojnë një mundësi. Nëse hyn monotonia dhe një problem në çift, mund të falet. Por nëse është lidhje paralele, është problem dhe hyn tek vartesitë. Pastaj njerëzit thanë ti e toleroke tradhtinë? Lum si ai. Nuk është ashtu, ne e respektojmë njëri-tjetrin shumë.
Top Channel