Përfundojnë bisedimet e paqes në SHBA, Rusia jep “mesazhin”, sulmon Ukrainën Surprizat nga Egjipti duket nuk kanë të reshtur. Arkeologët zbuluan së fundi dy statuja gjigante sfinksi gjatë restaurimit të tempullit të lashtë të faraonit Amenhotep III, i cili sundoi rreth 3300 vjet më parë, kur vendi ishte i pasur me ar e njohu një periudhë paqeje, prosperiteti dhe fuqie ndërkombëtare në rritje.
Statujat e rralla prej guri gëlqeror, të zbuluara nga një grup egjipatjano-gjerman arkeologësh, paraqesin mbretin Amenhotep III në formën e një sfinksi.
Ato ishin të gjysmë të zhytura në ujë brenda tempullit të Luksorit, i njohur dhe si “Tempulli i Miliona viteve”.Ekipi gjeti gjithashtu tre buste graniti të zi të Sekhmet, perëndesha e luftës e lidhur gjithashtu me shërimin. Mbetjet e mureve dhe kolonave ishin zbukuruar me mbishkrime të skenave ceremoniale dhe rituale, tha ministria e turizmit dhe antikitetit.
Dr. Horig Sorosian, kreu i misionit egjiptiano-gjerman, u shpreh se sfinksët tregonin vendndodhjen e një rruge kortezhi që përdorej zakonisht për festat e mëdha.
Pasi statujat iu nënshtruan pastrimit dhe restaurimit, arkeologët gjetën në pjesën e tyre të gjoksit një mbishkrim që thoshte “i dashuri i perëndisë Amun-Ra”, një referim ky ndaj perëndisë së diellit që shpesh përshkruhet si sfinks.
Top Channel