Gruaja që u tërhoq për vdekje nga rrymat para familjes së saj të bënte zhytjen tradicionale ortodokse në ujërat e akullt është bërë publike sot në foto nga mediat.
40 vjeçarja nënë e dy fëmijëve Anna Uskova, shihej në videon tragjike që hidhet me këmbë në vrimën e hapur në lumin e ngrirë Oredezh pranë Shën Petersburg në Rusi, para se të zhdukej tragjikisht e përfshirë nga rrymat e forta poshtë akullit .
Dy fëmijët e saj ulërinin të tmerruar nga ngarja e papritur ndërsa bashkëshorti i saj, 50 vjeçari biznesmen Yury, u lëshua në ujë pa mundur ta shpëtonte.
Avokatja po bënte zhytjen në ujin e grirë për të shënuar ditën e Epifanisë ortodokse, në ritualin që ndiqet çdo vit nga mijëra besimtarë rusë.
Ceremonia e ditës së Pagëzimit të Krishtit besohet se ka cilësi shpirtërore dhe shëruese për njerëzit.
Disa njerëz futen në ujë vetëm ndërsa të tjerë në grupe, për të kujtuar pagëzimin e Krishtit në Lumin Jordan.
Kur Anna bëri zhytjen e saj fatkeqe një vrimë ishte prerë në akull por ndryshe nga raste të tjera të ngjashme, vrima nuk kishte masa të tjera sigurie pranë saj dhe gruaja ra thellë në ujë para se të merrej tragjikisht nga rryma.
Disa zhytje nga grupet e shpëtimit nuk arritën ta gjejnë gruan, ndërsa kërkimet raportohet se vazhdojnë me dronë nënujorë për të gjetur trupin e saj.
Tragjedia është bërë shkak që në raste të ngjashme besimtarët dhe organizatorët të sigurohen për masa të shtuara parandalimi aksidentesh ne vendin e zhytjes dhe gjendjes së ujit nën të.
Top Channel