Tritol banesës së Armand Dukës, reagon Erion Veliaj: Të hetohet ngjarja, të sigurohet jeta e kujtdo!

24/01/2022 23:52

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukës. Veliaj ka deklaruar se ai është kundërshtari dhe jo armiku i tij.

“Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im.

Ai ka bërë shumë gjynahe por ai kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret zotërisë t’i sigurojnë jetën, zotërisë t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik.

Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla”, ka theksuar Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA