Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas
“…Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada“, ky është mesazhi më i fundit për situatën e tensionuar në Ukrainë që ka përcjellë publikisht sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i cili dëshmon qartë se perëndimi është i vendosur të mos lejojë agresionin e Moskës në vendin fqinj.
Mesazhi është shpërndarë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Më herët, kryediplomati amerikan u shpreh se “ne kemi përgjegjësi për të vazhduar rrugën diplomatike, duke shkuar sa më larg të mundemi, sepse është mënyra më e përgjegjshme për t’i dhënë fund kësaj situate”. Në një intervistë në emisionin “State of the Union” të rrjetit CNN, Blinken përjashtoi mundësinë e vendosjes së menjëhershme të sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Moskës, të cilat Shtetet e Bashkuara janë zotuar t;i vendosin nëse presidenti rus Vladimir Putin, pushton Ukrainën. Rusia ka grumbulluar 127,000 trupa pikërisht përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, një ish-republikë sovjetike.
“Nëse ato vendosen tani”, tha sekretari i shtetit për sanksionet e mundshme, “humbasin ndikimin e tyre parandalues“. Duke folur fill pas Blinkenit në CNN senatori republikan, Joni Ernst nga Iowa, e kritikoi administratën e presidentit Joe Biden për qasjen ndaj Rusisë. Ai kërkoi që sanksionet të vendosen menjëherë duke insistuar se presidentit Vladimir Putin kupton vetëm gjuhën e forcës.
Top Channel