Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së këtë të hënë ironizoi dhe sulmoi ashpër luftën e brendshme të PD-së.
Rama e cilësoi presidentin Meta si një lider edhe ‘grata’ edhe ‘non grata’.
“Dy parti Demokratike, njëra më e madhe se tjetra dhe një tjetër parti me e madhe se të dyja bashkë! 3 lider njëri grata, tjetri non grata, i treti të dyja bashkë edhe grata edhe non grata. 3 popuj pas tyre, populli i 11 dhjetorit, i 18 dhjetorit dhe i 2 marsit, ky treti i vërteti që merr jetë mes të parit dhe të dytit. Kjo është oferta për demokratët dhe për të gjithë ato që e quajnë veten pjesë të këtyre tre popujve, ndërkohë që populli është i qartë për çfarë sheh. Në emër të këtyre tre popujve do të thirren 6 fushata. Rraqe-rraqe kiko sa gishta janë këtu. Teksa rraqet do të hidhen mbi njëra-tjetrën, duke i kthyer 6 bashki në rraqe ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë nëpër të gjitha lagjet e këtyre bashkive”, tha Rama.
Top Channel