Duke nisur nga sot do të ketë një procedure të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do të eliminojë kohë pritjeje dhe kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet.
Këto lehtësira të cilat ofrohen nga DPSHTRR, u rikujtuan për qytetarët nga kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar një video në rrjetet sociale, mbi përfitimet e këtij shërbimi.
“Eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Heqim mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja!
I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit! Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë! Falë sistemeve të reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave, si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, kostove dhe burokracive, nga data 24 Janar 2022, DPSHTRR njeh:
-Dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze
-Dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE
-Të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV)”, njofton Rama, me anë të videos.
Top Channel