Në të gjithë vendin, nga e hëna deri të mërkurën shkollat do të jenë mbyllura për shkak të temperaturave të ulëta dhe një prej prindërve që punon në administratë shtetërore do mund të qëndrojë me ta.
Por paradoksalisht në ditën botërore të arsimit teksa nxënësit nuk janë në mësim lëvizin lirshëm rrugëve të tiranës.
Mëngjesin e kësaj të hëne përpara ministrisë së arsimit , në formë revolte për mungesën e kushteve në institucionet arsimore në këto ditë të ftohta
dimri, reaguan aktivistët ë qëndresës qytetare duke ironizuar sipas tyre dështimin e sistemit arsimor e simbolikisht sollën ngrohëset me vete.
Veç pandemisë, tashmë problemet në shkolla u shtuan edhe prej kushteve atmosferike.
Ministrja e arsimit Evis Kushi në një deklaratë për mediat u shpreh se pavarësisht se infektimet janë rritur ku deri të premten ka pasur 1100 mësues dhe 1600 nxënës me covid, kjo nuk është arsyeja e mbylljes se institucioneve arsimore.
Top Channel