Presidenti i ri/Rama pas mbledhjes së PS: Do këshillohemi me qytetarët për një figurë moralisht normale

24/01/2022 12:22

Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e grupit parlamentar socialist nga ku foli edhe për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

“Jo mitingje, jo grumbulli me masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit. Me kokën ulur dhe veshët hapur është këshilla ime”, tha Rama.

Edi Rama dha detajet e para se si socialistët po e projektojnë zgjedhjen e presidentit të ri të republikës.

“Për presidentin. Ne duhet te mendojmë për mënyrën se si mund të këshillohemi me qytetarët edhe për këtë vendimmarrje, duhej të gjejmë mënyrën të ,mblidhemi mendim për presidentin e ri të Republikës, pasi një seri ngjarjesh që e kanë çuar në minus këtë figurë. Ne kemi përgjegjësinë që ti japim popullit në krye të shtetit një njeri normal në radhë të parë, që ti kthejë normalitetin njerëzor dhe moral këtij posti, nuk do të bjerë nga qielli, do të jetë mes nesh, por ne e kemi detyrim që ti japim asaj zyre një njeri normal për 5 vitet e ardhshme, një figurë moralisht dhe profesionalisht normale, prandaj ju lutem të mendojmë në këtë sens, kushdo që ka ide për këtë le ta ndajë”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-së, nuk la pa përmendur edhe konfliktin brenda PD.

 “Të dy në sherr për vulën e 8 janarit dhe një i tretë që merr jetë nga ata të dy. Kjo është oferta për demokratët  të gjithë ata që enden fatkeqësisht që e quajnë veten pjesë të këtyre popujve, ndërkohë që populli shqiptar është i qartë për çdolloj që sheh. Në emër të këtyre do thirren bravaxhinjtë, trastaxhinjtë, si ato lojërat në Tironë kur isha i vogël,  rraqe rraqe kikio, teksa rraqet do hidhen mbi njëra tjetrën duke i kthyer gjashtë bashki në rraqe që duhet të hapen”, u shpreh kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA