Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ka sjellë problematika edhe në Qarkun e Elbasanit sidomos përsa i përket infrastrukturës rrugore, por edhe asaj energjetike.
Aktualisht të gjitha rrugët janë të hapura, por disa prej tyre sidmos zonat malore dhe aksi nacional Librazhd Peshkopi kërkojnë përdorimin e zinxhirëve.
Nga ana tjetër në ditët e para të fillimit të motit të keq ka pasur disa fshatra që kanë shfaqur probleme të furnizimit me energji elektrike, sot energjia është kthyer në cdo zonë, por sa e vështirë është të punosh në të tilla kushte moti.
Në temperatura deri në -18 gradë të cilat pritet të jenë të tilla edhe në ditët në vijim, ekipet e OSHEE janë përpjekur që të paktën banorët të mos mbeten më shumë së 24 orë pa energji. E megjithatë zonat malorë vazhdojnë të paraqesin vështirësi për shkak të motit të keq, trashësisë së dëborës dhe temperaturave.
Top Channel