Lindje Perëndim: Dokumenti i fshehtë, si “ia hodhi” Amerika Bashkimit Sovjetik për NATO-n! 

24/01/2022 14:15

Përgjatë gjithë kohës së tensioneve që i kanë bërë palët gjatë këtyre muajve të ashpërsojnë tonet e të përshkallëzojnë retorikat, Rusia nuk ka reshtur së pretenduari se në fundin e Luftës së Ftohtë , Shtetet e Bashkuara i kanë premtuar se NATO-ja nuk do të zgjerohej në lindje të Europës.

Por në fakt, ndodhi pikërisht e kundërta. Ky zgjerim I vazhdueshëm e ka bërë Vladimir Putinin të ndihet i kërcënuar sic thotë, e të kalojë në kundërsulm, duke kërcënuar nga ana e tij se do të sulmojë fqinjin e vet mjaft më të dobët ushtarakisht, Ukrainën, cka do t`i dhimbte shumë perëndimit.

Por dokumente të fshehta, të bëra publike tani nga New York Times, tregojnë se në vitet 1990, kanë ekzistuar vërtet diskutimet mbi temën e “juridiksionit të NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA