Kopshtet dhe çerdhet vijojnë të hapura edhe në këto ditë të ftohta.

Nga 8 mijë fëmijë në Tiranë që paraqiten çdo ditë në këto institucione, sot kanë ardhur 3200. Ata prindër që kanë pasur mundësi kanë zgjedhur që ti mbajnë në shtëpi.

Arsyeja kryesore që çerdhet dhe kopshtet qendruan të hapura është për ti ardhur në ndihmë prindërve që nuk kanë se me kë t’i lënë fëmijët, një pjesë e të cilëve punojnë edhe në sektorin privat.

Në ambientet e kopshteve dhe çerdheve përmes sistemeve të ngrohjes, mbahet një temperaturë deri në 24 grade. Më së shumti janë paraqitur fëmijët e çerdheve, 1500 nga 3000 që janë çdo ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA