Beniada Nishani, një nga banoret e Big Brother VIP ka zbuluar punën e parë që ka bërë. Në një bisedë me Arbrin, tregoi se punonte në një dyqan me mamin ku bënin pastrim.

“Puna e parë kur kam qenë 16 vjeçe, kam punuar me një grua që shiste mish, bënte dhe gjëra për të ngrënë. Punoja atje me mamin. Mami ka punuar shumë vite aty, unë 1 vit. Pastronim dyqanin, ato makineritë e mishit. Pastaj kam punuar dhe shitëse akullore në plazh, dhe si kamariere”, tha Beniada.

Kujtojmë se Beniada, një modele e njohur është një ndër personazhet më të dashur për publikun me të folurën e saj karakteristike dhe origjinalitetin që ka.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA