Infektimet, pas janarit nis rënia/ Shefi i ugjencës: Testet e shpejta nuk kapin rastet me Omicron
24/01/2022 19:35
Kurba e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri është ende në ngjitje dhe fundi i janarit mund të shënojë pikun.
Brataj: Besoj se këto ditë do të jenë piku i pandemisë. Ky muaj do të vazhdojë me rritje.
Shifrat zyrtare e të infektuarve që raportohet është disa herë më e madhe për shkak se me Omicronin është rritur fallsnegativiteti i testeve të shpejta.
Por Omicron duket se do të bëjë kthesën nga pandemi në endemi që do thotë se do të ketë vetëm disa rajone të prekura dhe jo e gjithë bota.
Sipas Brataj mund të ndodhin mutacione të tjera pasi kjo ndodh me viruset por ata nuk do të jenë të rëndësishëm.
Top Channel